Lajme
Numri i të vdekurve në Gaza tregon se operacioni i Izraelit është qartësisht i gabuar, thotë shefi i OKB-së
Demokracia
18:40 | 08 Nëntor 2023

Share:

Numri i civilëve të vrarë në Gaza tregon se ka diçka “qartësisht të gabuar” me operacionin ushtarak të Izraelit.

Kështu deklaroi shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

Ai theksoi se, ka shkelje nga Hamasi kur ka mburoja njerëzore, por kur shikohet numri i civilëve që u vranë gjatë operacioneve ushtarake, ka diçka që është qartësisht e gabuar.

Të paktën 10 mijë e 569 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza – përfshirë 4 mijë e 324 fëmijë – që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Në Izrael, numri i të vdekurve është më shumë se 1 mijë e 400 që nga sulmi i Hamasit.

Guterres e krahasoi numrin e fëmijëve të vrarë në Gaza me numrin e konflikteve në botë, të cilat ai i raporton Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara çdo vit.

“Çdo vit, numri më i lartë i vrasjeve të fëmijëve në të gjitha konfliktet që shohim është maksimumi në qindra”, tha Guterres për “Reuters Next”.

Ai shtoi se është gjithashtu e rëndësishme që Izraeli të kuptojë se është kundër interesave të tij të shohë çdo ditë imazhin e tmerrshëm të nevojave dramatike humanitare të popullit palestinez.

“Kjo nuk e ndihmon Izraelin në raport me opinionin publik global”.

Të ngjashme