Sport
“Nuk të paskan hije ngjyrat” – Presidenti i Ballkanit me koment qesharak pas zyrtarizimit të Baftiut te Drita
Demokracia
18:54 | 06 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka reaguar me një koment qesharak pas zyrtarizimit të Blend Baftiut te Drita.

Baftiu u prezantua ditën e sotme te Drita e Gjilanit duke nënshkruar kontratë dy vjet me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër, raporton Demokracia.com.

Drita e zyrtarizon Blend Baftiun, nënshkruan kontratë dyvjeçare

“Cima” në njoftimin e klubit gjilanas ka komentuar duke i uruar suksese Baftiut, ndërsa me ironi ka shkruar se ngjyrat “bardhekaltër” nuk i shkojnë përshtati Baftiut i cili ishte pjesë e Ballkanit për disa vite.

“Shumë suksese. Këto ngjyra nuk të paskan hije shumë veç nejse. Suksese FC Drita”, shkroi me shaka Kabashi.

I pari i klubit suharekas gjatë ditës së sotme prezantoi mesfushorin e talentuar, Qendrim Zybën si përforcimin më të ri të Ballkanit./Demokracia.com/

Zyrtare: Ballkani lanson “bombën” e radhës, nënshkruan me Qendrim Zybën

Të ngjashme