Sport
Nuk përmbahet Messi, dy gola dhe një asist në fitoren e radhës të Inter Miamit
Demokracia
09:19 | 21 Prill 2024

Share:

Lionel Messi, ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miamit 3:1 kundër Nashville.

Ai i realizoi dy gola dhe bëri një asistim.

Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi, por më pas Messi nisi show-un e tij.

Argjentinasi barazoi rezultatin në minutin e 11-të pas asistit nga Luis Suarez.

Pastaj, fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë”, në minutën e 39-të, asistoi për Sergio Busquetsin që shënoi për 2:1.

E në minutën e 81-të, 36-vjeçari realizoi nga penalltia për 3:1.

Me këtë fitore, Inter Miami vazhdon të prijë në Konferencën Lindore me 18 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024