Lajme
“Nuk mund t’i ndalë as KFOR-i” | Tallja me fotografinë e anëtarëve të VV-së duke kaluar Urën e Ibrit
Demokracia
11:40 | 29 Prill 2023

Share:

Fotografia e ministrave Sveçla, Peci e deputetit Muja ka bërë bujë në rrjete sociale. Me të, kanë filluar edhe talljet.

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, u tall me këtë fotografi, duke thënë se ministrat e deputetin nuk arriti ta ndalë as KFOR-i, shkruan Demokracia.com.

“3 makinat e para qe kalojne ne Uren e Ibrit. Nuk mund t’i ndalte as KFOR”, deklaroi Nushi.

Fotografia së pari u publikua nga Sveçla, i cili në mbishkrim të saj tha se veriu po frymon ndryshe me fitoren e VV-së në komunën e Mitrovicës së Veriut. /Demokracia.com/

Të ngjashme