ShowBiz
“Nuk ke nevojë të gënjesh”, përplasje mes Andit dhe Gresës në BBVK
Demokracia
20:00 | 24 Shkurt 2023

Share:

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Andi Artani, kanë pasur një përplasje sot (e premte) në oborrin e shtëpisë.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” u shpreh i revoltuar ndaj modeles, pasi sipas tij e kishte gënjyer për një gjë.

Gjatë diskutimit të tyre, Andi në një moment preku gishtin e unazës, por duke mos dhënë detaje se për çfarë nisi ky debat.

Gresa nga ana tjetër i kërkoi që të mos e pyeste vazhdimisht për të pasi i takon vetëm asaj dhe ka të bëjë me gjëra nga jashtë.

“Me ty kështu nuk mund të kem një marrëdhënie pasi nuk më lë të marrë frymë”, i tha Hoti, Artanit.

Duket se kjo ka të bëjë me një person tjetër nga jashtë, për të cilin nuk ka dashur të flasë modelja.

Ata kanë nisur një lidhje dashurie brenda këtij formati e që kanë deklaruar se dëshirojnë të vazhdojnë njohjen edhe pas përfundimit të spektaklit.

Të ngjashme