Lajme
“Nuk kam asnjë interesim”, Arben Vitia tregon a do të bëhet ministër i Shëndetësisë pas dorëheqjes së Rifat Latifit
Demokracia
17:05 | 06 Tetor 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje.

Emri i parë që diskutohej për ta pasuar Latifin e për t’u rikthyer si ministër ishte Arben Vitia.

Megjithatë, në një prononcim për gazetën Nacionale, Vitia ka thënë se nuk ka asnjë interesim për t’u rikthyer si ministër i Shëndetësisë.

Madje, ai ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni që Latifi do të japë dorëheqje.

“Jo, nuk kam asnjë interesim. Nuk kam qenë në dijeni më herët, është lajm ky që sapo më thatë”, tha Vitia për Nacionalen.

Arben Vitia së fundmi është emëruar në pozitën e menaxherit në klinikën private Olive.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje. Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga disa burime.

Ai ishte kritikuar shumë shpesh për udhëtimet e shumta, dhe dështimin që të bëj ndryshime konkrete në shëndetësi.

Lajmi deri më tani nuk është konfirmuar ende nga burimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës. Nacionale është në pritje të përgjigjes nga ekzekutivi.

Të ngjashme