Lajme
“Nuk ka njohje formale nga Serbia”, “Zajednica i referohet Rezolutës 1244” | Besnik Bislimi, fenomeni i vitit 2023 që zbuloi përmbajtjet e marrëveshjeve të Albin Kurtit
Demokracia
15:37 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Gjatë vitit 2023, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është munduar shumë që t’i ikë publikimit të marrëveshjeve që arrinte me Serbinë, për shkak të frikës së tij nga reagimi i qytetarëve.

Të gjitha këto marrëveshje ishin në kundërshtim të plotë me premtimet e tij si opozitar, kundërshtime që i ndihmuan të vinte në pushtet, shkruan Demokracia.com.

Por, në dy-tri raste, zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ka zbuluar në kuptimin e plotë të fjalës përmbajtjen e rrezikshme të marrëveshjeve të Albin Kurtit.

S’KA NJOHJE FORMALE NË MARRËVESHJEN KURTI – VUÇIQ, LËSHIM I MADH I KOSOVËS

Më 9 shtator 2023, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka dhënë përgjigjen përfundimtare çështjes së njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe pjesës integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023), të cilat u pranuan nga shefi i tij, kryeministri Albin Kurti.

Me këto marrëveshje, sipas zëvendësit të Kurtit, “nuk ka njohje formale [të Kosovës nga Serbia] dhe ky ishte lëshim i madh i Kosovës”, shkruan Demokracia.com.

“Serbia u pajtua me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa është tani. Me marrëveshjen bazë (27 shkurt), Serbia u pajtua që ta trajtojë Kosovën si një anëtare sovrane të barabartë, të njohë integritetin tonë territorial, të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se nuk ka njohje formale dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës”, bëri të ditur Bislimi gati 6 muaj pas pranimit të kësaj marrëveshjeje nga Kurti.

https://demokracia.com/bislimi-per-marreveshjen-e-ohrit-ska-njohje-formale-leshim-i-madh-i-kosoves

Kjo deklaratë e Bislimit nxori zbuluar mashtrimin e madh të drejtuesve shtetërorë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Të tre drejtuesit shtetërorë e kishin vlerësuar me gjuhë të përbashkët dhe nota të larta rezultatin e 27 shkurtit në Bruksel dhe 18 marsit në Ohër, duke e konsideruar atë si një sukses të jashtëzakonshëm, pasi “Serbia e ka njohur de-facto shtetin e Kosovës”.

https://demokracia.com/mashtrimi-i-madh-i-drejtuesve-te-shtetit-bislimi-nxjerre-zbuluar-kurtin-osmanin-e-konjufcen-kosova-ka-pranuar-te-mos-njihet-nga-serbia/

ZAJEDNICA E PRANUAR NGA KURTI I REFEROHET REZOLUTËS 1244

Në Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dakorudar (neni 7) që serbëve në Kosovë t’iu sigurohet një nivel i duhur i vetëmenaxhimt dhe një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, në pjesën e dytë të të njëjtit nen, Kosova ka marrë obligime që ta zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe. Ky nen ka ngjallur frikë në Kosovë sepse, siç është thënë, siguron autonomi për serbët në Kosovë nën Zajednicë.

Kryeministri Kurti ka filluar procesin e zbatimit të nenit 7 dhe më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.

Përmbajtja zyrtare e këtij dokumenti nuk është bërë ende publike, por për të zbuluar detajin e rrezikshëm të dokumentit të pranuar nga Kurti ishte përkujdesur sërish zëvendësi i tij në Qeveri, Besnik Bislimi.

Më 13 dhjetor 2023, Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë dhënë për RTK-në ka shpërfaqur në publik njërin nga skandalet më të mëdha të kryeministrit Albin Kurti, i cili me veprimet dhe obligimet që ka marrë para bashkësisë ndërkombëtare rezolutojnë të rrezikshme për kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës.

Sipas Bislimit, “diku në draft [Rezoluta 1244] përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar”.

https://demokracia.com/si-e-zbuloi-bislimi-skandalin-e-madh-te-shefit-te-tij-zajednica-i-referohet-rezolutes-1244-kurti-u-veteofrua-ta-nenshkruaje-pa-asnje-kundershtim-fakte/

Mbështetja e Statutit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999, për profesorin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe njëherit ish-kryetar i parë i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanin, “ka pasojë të drejtpërdrejta për shtetësinë e Kosovës dhe shënon fazën e re në procesin e zhbërjes së Mendimit Këshilldhënës të GJND-së për Kosovën dhe, për rrjedhojë, të pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008”.

https://demokracia.com/enver-hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es/

Vetëm një ditë më herët, më 11 dhjetor 2023, Zëvendëskryeministri Bislimi kishte bërë një deklaratë tjetër, që gjithashtu demantonte propagandën e Kurtit. “Qeveria nuk ka garantuar që [Statuti i Zajednicës] nuk ka shkelje kushtetuese”, deklaronte Bislimi në një intervistë për RTV 21.

Sipas kësaj deklarate, kryeministri Albin Kurti duke qenë i vetëdijshëm se draftstatuti për Zajednicën e Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë jashtë përkufizimeve që lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës është vetëofruar që ta nënshkruajë atë. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/statuti-i-zajednices-shfaqet-serish-besnik-bislimi-dhe-shkaterron-propaganden-e-albin-kurtit-qeveria-nuk-ka-garantuar-qe-nuk-ka-shkelje-kushtetuese/

Të ngjashme