Lajme
“Nuk jam një shkatërruese familjesh, është faji i saj që e la burri’, flet refugjatja ukrainase që ndau çiftin
Demokracia
23:30 | 23 Maj 2022

Share:

Një refugjate ukrainase e cila ndodhet në qendër të një trekëndëshi dashurie, pasi u dashurua me 29-vjeçarin që e strehoi në shtëpi shpërtheu në lot dhe këmbënguli se ajo nuk është një prishëse familjesh.

“Unë nuk jam një shkatërruese familjesh, kjo është budallallëk”-tha Sofia.

Sipas The Sun, Sofiia Karkadym, 22 vjeç, ishte mirëpritur nga çifti britanik Tony Garnett, 29 vjeç dhe gruaja e tij Lorna pasi ata ofruan të sponsorizonin qëndrimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kurrë nuk kam menduar apo planifikuar të shkoj në shtëpinë e tyre dhe të marr Tonin nga Lorna. Kjo nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Më pëlqeu familja. Kalova shumë kohë me Lornën dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra.”-tha Sofia.

Maturantja Sofia, me origjinë nga Kievi, hodhi poshtë gjithashtu pretendimin e Lornës se ajo vishte bluza të shkurtra dhe bënte grim kur Toni kthehej nga puna në shtëpi çdo ditë.

“Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht më shtyu mua dhe Tonin më pranë njëri-tjetrit. Ajo e krijoi këtë situatë duke sugjeruar vazhdimisht se diçka po ndodhte kur nuk po ndodhte. Pra, ky është faji i saj.”-vijo ajo.

Sofia tregoi se si është akuzuar se shumë persona e akuzojnë se ka stepur shumë familje në Britani që duan të strehojnë refugjatët ukrainas, madje tha se është mohuar nga familja e saj pasi e kosiderojnë si të padenjë veprimin e saj.

Sofiia këmbënguli se asgjë nuk ndodhi mes saj dhe Toni derisa ata u larguan nga shtëpia e çiftit në Bradford, West Yorks. Ajo tha se e respektonte Lornën, por ishte e vetëdijshme se prania e saj në shtëpi po krijonte tension dhe mërzitje në çift.

Dhjetë ditë pasi Sofia kishte hyrë në shtëpinë e çiftit, Lorna e akuzoi atë se i kishte vënë sytë burrit të saj. Sofia paketoi valixhet, por Lorna mbeti zemërthyer pasi burri i saj Toni e ndoqi nga pas, duke e lënë atë së bashku me dy fëmijët e saj./dosja.al

Të ngjashme