Lajme
“Nuk i përzihet askush”, Demi: Qysh shpjegohet paaftësia e Qeverisë për me i zbatu vendimet që vet i ka marr?
Demokracia
13:07 | 14 Nëntor 2023

Share:

Drejtori i Institutit GAP, Afron Demi, ka kritikua Qeverinë për moszbatim të vendimeve të saj.

Ai ka bërë me dije se arsyetimet e qeveritarëve për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mosrealizimin e projekteve kapitale, nuk vlejnë edhe për vendimet që i ka marrë dhe vete Qeveria.

Hajde marrëveshjet ndërkombëtare po i bllokon opozita. Hajde po e kuptojmë që investimet kapitale marrin kohë e përgaditje e qeveritë e kaluara i kanë blloku fondet në projekte shumë vjeçare. Po qysh shpjegohet paaftësia e Qeverisë për me i realizu ato vendime që vet i ka marr dhe nuk i përzihet askush në zbatimin e tyre?”, ka shkruar Demi, duke përmendur disa vendime që nuk po i zbatonn ekzekutivi.

Për shembull: 671 ditë kanë kalu prej kur Qeveria ka mar vendim me themelu Njësinë për Ekspertizë, një njësi që kish me mundësu angazhimin e profesionistëve të jashtëm, që aq shumë i duhen qeverisë. Nga ky vendim nuk ka ndodhë asgjë konkrete; 531 ditë kanë kalu nga dita kur Qeveria ka aprovu koncept dokumentin për themelimin e Fondit Sovran, por ky fond ende nuk është themelu, ngase vetë deputetët e VV mungojnë në seanca të Kuvendit; 410 ditë kanë kalu nga dita kur Qeveria ka marr vendim për përcaktimin e datës së regjistrimit të popullsisë. Pasi nuk arriti me fillu procesin më 1 shtator, e shtyu për 1 nëntor, tash e la krejtë këtë punë; 307 ditë kanë kalu prej kur Qeveria ka marr vendim për krijimin e Agjencisë për Investime e Eksporte, përmes Projektligjit për investime të qëndrueshme, por ky projektligj mrizon në Kuvend ngase VV-së nuk i ngutet me aprovu; 251 ditë kanë kalu prej kur Qeveria e ka aprovu Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030, të cilën e ka varrosë menjëherë duke as mos e publiku e promovu, lëre ma me shpresu që ka me zbatu najhere”, ka shkruar Demi.

Sipas tij, Qeveria Kurti edhe pas tri viteve qeverisje nuk po e gjen rrugën e saj.

Nuk jam i sigurtë që edhe nëse ishin zbatu disa nga këto vendime kishin sjellë diçka të mirë. Por këto e plotë shembuj tjerë kallxojnë për një qeverisje impotente të VV, e cila nuk ëshë ka e gjenë rrugën as pas 3 vjet qeverisje”, ka shkruar Demi.

Të ngjashme