Lajme
Nuk është shaka | Kurti ia tregon shefit të ushtrisë më të madhe në botë, NATO-s, llojet e armëve që Serbia i ka marrë nga Rusia e Kina
Demokracia
10:08 | 21 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpeshherë i ngjan një fillestari që nuk mund të përmbahet nga entuziazmi.

Duket sheshit se atij i bëjnë përshtypje informacionet sekrete që mund t’i sigurojë nga institucionet e sigurisë apo edhe përmes mjeteve të informimit, shkruan Demokracia.com.

Ajo që bie në sy është moskujdesi i tij që këto informacione t’i mbajë për vete, si institucion, si dhe dëshira e tij e madhe që t’iu tregojë edhe të tjerëve për ato që di.

Kështu ka ndodhur edhe të hënën e 20 nëntorit 2023.

Një listë me sistemet ushtarake me të cilat është pajisur Serbia nga Rusia dhe Kina, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka prezantuar hiç më pak se Shefit të Aleancës më të madhe ushtarake të botës, NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kryeministri Kurti [në takim me Sekretain e NATO-s] listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe. Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, të datës 20 nëntor 2023. /Demokracia.com/

Njoftimi i plotë zyrtar: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mirepriti-sekretarin-e-pergjithshem-te-nato-s-jens-stoltenberg/

Të ngjashme