Lajme
Nuk është pjesë e QKUK-së, ish-këshilltari i Arben Vitisë në listën e ngushtë për drejtor të SHSKUK-së
Demokracia
10:33 | 16 Maj 2023

Share:

Në liste është edhe Elvir Azizi, i vetmi kandidat jashtë QKUK. Azizi ka qenë ish-ekspert i jashtëm në Ministrinë e Shëndetësisë nga Banka Botërore.

Azizi po del të jetë i lidhur ngushtë me ministrinë që drejton Arben Vitia, pasi ka këshilluar një kohë të gjatë aty.

Dorëheqja e tij nga MSH pak para hapjes se konkursit në QKUK nxit dyshime për kurdisje të mundshme.

Përveç, Elvir Azizit edhe pesë kandidatë tjerë ia janë në garë për pozitën e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Konkursi për drejtor të SHSKUK-së zyrtarisht është mbyllur me 9 maj, pas përfundimit të afatit sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.

Ndryshe, SHSKUK është me zëvendësdrejtor që nga gushti i vitit të kaluar kur pati dhënë dorëheqje ish-drejtori Valbon Krasniqi. Më pas në krye të SHSKUK-së erdhi Pranvera Zejnullahu-Raçi e cila pas gjashtë muajsh dha dorëheqje  dhe më pas në vend të saj u emërua Narqize Arenliu./Demokracia.com/

Të ngjashme