Lajme
Nuk do ta besoni për çfarë çmimi e shiti ShSKUK-ja këtë Audi
Demokracia
10:47 | 03 Gusht 2023

Share:

Instituti i Mjekësisë së Punës, një institucion që funksionon në kuadër të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, e ka shitur për 252 euro një veturë Audi 90.

Shitja e veturës është bërë përmes ofertave të mbyllura në një ankand të prokurimit publik.

Vetura është blerë nga Teki Morina, një qytetar nga Komuna e Rahovecit.

Audi 90, e prodhuar më 1990, ishte importuar nga Zvicra dhe ishte regjistruar për herë të parë në Kosovë më 2004.

Çmimi në treg i kësaj veture, bazuar në ofertat e shpallura në internet nga persona privat në Kosovë, shkon deri në rreth 600 euro./Express

Të ngjashme