ShowBiz
Nuk besoi në dashurinë e saj me Luizin, Olta Gixhari pyetet nëse e ka uruar Kiarën për shtatzëninë
Demokracia
08:26 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, do të bëhen prindër për herë të parë.

Ata konfirmuan lajmin me anë të një projekti muzikor të realizuar nga artisti shkodran me titullin “Frymë”.

Dyshja zbuluan se po presin një vajzë, pasi i kishin organizuar edhe një ‘Baby Shower’ me familje e shoqëri.
Së fundmi, Olta Gixhari, është pyetur nga ndjekësit nëse e ka uruar çiftin për pritjen e ëmbël – meqë sa ishin në Big Brother nuk besoi te dashuria e tyre.
“E urove Kiarën për shtatzëninë meqë nuk besoje tek dashuria e tyre?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“E kam uruar në privat”, u përgjigj Gixhari duke publikuar edhe mesazhin që i dërgoi.
Olta e ka theksuar shpesh në BBVA 2 se Luizi dhe Kiara nuk kanë kimi me njëri-tjetrin. 

Të ngjashme