Kuriozitete
Nuk arrin ta mbajë nën kontroll kalin, roja e nderit në pallatin mbretëror detyrohet ta shtyp butonin e emergjencës
Demokracia
14:36 | 27 Gusht 2023

Share:

Një nga rojet e nderit në pallatin mbretëror në Britani të Madhe është detyruar të shtyp butonin e emergjencës, pasi kishte vështirësi ta mbaj nën kontrollin kalin me të cilin po kalëronte.

Pamjet amatore shfaqin gardën duke goditur butonin derisa po qëndronte mbi kali jashtë pallatit në Londër – derisa kafsha vazhdimisht bënte lëvizje të pakontrolluara dhe refuzonte të qëndronte në një vend.

Para se të kërkonte ndihmë, roja e nderit po tentonte ta mbante nën kontrollin kalin, i cili assesi t’i bindje urdhrave të tij.

Kalimtarët e rastit ishin dëshmitarë kur roja nuk po arrinte të qëndronte si duhet mbi kafshën, që duket se ishte lodhur duke qëndruar në një vend.

Pamjet janë bërë virale dhe deri më tani ka nxitur mijëra komente në mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Të ngjashme