Sport
Notat e lojtarëve për takimin Man United – Brighton, zhgënjën Rashford
Demokracia
17:02 | 07 Gusht 2022

Share:

Manchester United e ka nisur me humbje edicionin e ri në Premierligë, duke pësuar kështu nga Brighton në shtëpi.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 1:2 nga Brightoni në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Lojtari me notën më të ulët te Manchester United ishte sulmuesi i krahut, Marcus Rashford.

Sajti prestigjioz i vlerësimeve “SofaScore” e vlerësoi anglezin me notën më të ulët 6.2. Me notë të ulët 6.3 u vlerësuan edhe De Gea e McTominay.

{eventName} Live Score

Brighton pas gjysmë ore lojë kaloi në avantazh me futbollistin Gross që realizoi pas asistimit nga Welbeck.

Nëntë minuta më vonë i njëjti dyfishoi shifrat në të mirë të mysafirëve.

Man United kishte mundësi të kthehej në lojë pas autogolit të Mac Allister në minutën e 68-të por nuk arriti që të pakten ta shmangte disfatën./Demokracia.com/

Të ngjashme