Sport
Notat e lojtarëve në ndeshjen Greqi – Kosovë, ky ishte futbollisti me notën më të ulët te “Dardanët”
Demokracia
11:36 | 13 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar disfatë te Greqia, në një ndeshje ku organizimi la shumë për të dëshiruar nga nikoqirët.

“Dardanët” pësuan 2:0 nga Greqia të dielën mbrëma në stadiumin “Panthessaliko” në Volos, shkruan Demokracia.com.

Golin e parë për grekët e realizoi me kokë Giakoumakis në minutën e 71-të të takimit, ndërsa të dytin vendasit e arritën në minutën e shtatë shtesë nga Mantalos.

Futbollisti me notën më të ulët te Kosova ishte mbrojtësi, Fidan Aliti i cili u vlerësua me notën 6.1 nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “SofaScore”.

{eventName} Live Score

Me notë jo të mirë u vlerësuan edhe Toni Domgjoni e Arijanet Muric (6.2). Lojtari më i mirë te Kosova ishte kapiteni, Amir Rrahmani i cili mori notën 6.9.

Kosova me këtë humbje mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Greqia tanimë ka 12 të grumbulluara si lidere e grupit.

E treat është Irlanda e Veriut me 2 pikë, aq sa ka edhe Qipro që e mbyll grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve./Demokracia.com/

Të ngjashme