Lajme
Njofton komuna, si pasojë e vërshimeve dëmtohen urat në Drenas
Demokracia
14:34 | 26 Janar 2021
Foto Ilustrim

Share:

Reshjet e shiut dhe të borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona të Drenasit.

Komuna ka njoftuar se një urë në fshatin Dobroshec është e pakalueshme, shkruan Demokracia.com

“Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre”, shkruan Komuna e Dernasit në Facebook.

Sipas njoftimit të komunës të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se kompania po kujdesen për pastrimin e tyre.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Dëmtohen urat, ekipet emergjente në teren

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona.

Si pasojë e kësaj gjendje, ura e dëmtuar në lagjen Avdyli në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.

Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre.

Njoftojmë qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre.

Ju faleminderit për mirëkuptim!/Demokracia.com

 

Të ngjashme