Lajme
Njihuni me ekipin amerikan të deminimit në Kosovë, pamje nga stërvitja me FSK-në dhe policinë
Demokracia
12:11 | 10 Shkurt 2021

Share:

Ekipi i deminimit të ushtrisë amerikane që shërben në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, ka demonstruar aftësitë për shpërthimin e kontrolluar të mjeteve shpërthyese në rajone të ndryshme të Kosovës.

Aleanca Veri-Atantike (NATO) ka publikuar një video që shfaq ekipin amerikan të deminimit, që janë të gatshëm në çdo kohë të reagojnë për të siguruar një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në video shihen pjesëtarët e kësaj njësie që bashkëpunojnë me njësinë e deminimit të Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura – ata madje shpesh simulojnë raste të ndryshme për të shkëmbyer përvojat nga misionet e ndryshme nëpër botë.

E njëri prej ushtarëve amerikan në një moment thotë se shqiptarët janë shumë mikpritës, dhe se kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Gjatë një simulimi ku shihen se si pjesëtarët e njësisë vënë mjet shpërthyes në një furgon, njëri prej tyre i përvishet punës duke veshur rrobat e veçanta që janë shumë të rënda.

Ai madje testohet nga eprori për të parë nëse gjithçka me të është në rregull, për faktin se helmeta në kokë ia rrit temperaturën së bashku me rrobat që i ka në trup transmeton Telegrafi.

Kjo njësi njihet si Explosive Ordnance Disposal (EOD), që në pamjet e publikuara asistojnë një rast në Mitrovicë së bashku me pjesëtarët e FSK-së, ku bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

Të ngjashme