Lajme
Njëri nga të plagosurit në Klinë, djali i asamblistit të LVV-së
Demokracia
16:30 | 18 Maj 2022

Share:

Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë.

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e armë zjarri.

Gazeta Insajderi, merr vesh se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi. Gashi sipas këtyre burimeve është 31 vjeçar ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).

Përveç dy personave të plagosur sipas infomacioneve nga burime e gazetës, kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.

Përleshja mes dy familjeve, siç mëson Gazeta Insajderi ka ardhur për shkak të një prone.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.

Të ngjashme