Lajme
Njëri nga personat ka marrë lëndime të shumta, pamje të reja nga vendi ku ndodhi shpërthimi në veri të Mitrovicës
Demokracia
09:20 | 16 Janar 2024

Share:

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në pjesën veriore të vendit.

Nga ky shpërthim dy persona kanë pësuar lëndime dhe disa automjete janë dëmtuar.

Sipas informacioneve të para dyshohet se persona deri tash të panjohur kanë hedhur granatë dore afër motelit “Bishevac” në veri të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet motivi i këtij incidenti.

Nga shpërthimi një person ka marrë lëndime të rënda trupore. Kështu ka thënë mjeku kujdestar Bojan Vuciniq.

“Gjatë natës një person është pranuar me lëndime të shumta të shkaktuara nga mjeti shpërthyes, gjendja e tij po monitorohet, nuk ka indikacione për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale urgjente, do të bëhet kontroll. Është pranuar një i lënduar, i cili ka qenë lënduar nga një mjet shpërthyes, rreth mesnatës”, tha mjeku Vuçiniq.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Po ashtu pos policisë në vend të ngjarjes janë parë EULEX-I dhe KFOR-i.

 

 

Të ngjashme