Kuriozitete
Njerëzit në Japoni, Suedi dhe Norvegji jetojnë më gjatë, ja pse!
Demokracia
08:47 | 16 Shkurt 2024

Share:

Shumica prej nesh duan të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, por njerëzit në zona të caktuara të botës jetojnë mesatarisht shumë më gjatë se të tjerët.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit në Japoni jetojnë mesatarisht më gjatë, të ndjekur nga banorët e Suedisë dhe Norvegjisë.

“Ka një numër faktorësh që kontribuojnë në këtë, duke përfshirë ushqimin, nivelin e aktivitetit fizik, sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemin e komunitetit në ato vende”, thotë Dr. Rashi Aggarëal, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore Rutgers Neë Jersey, për Yahoo Life, transmeton Klankosova.tv.

Amerikani mesatar jeton deri në 76.4 vjeç, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – jetëgjatësia më e shkurtër që ShBA ka parë në pothuajse dy dekada. Në Japoni, jetëgjatësia mesatare është 84.3 vjet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ndërsa ka disa faktorë që nuk mund t’i kontrolloni kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë, siç është gjenetika, mjekët thonë se ka disa gjëra që mund të bëni për të rritur shanset për të jetuar më gjatë dhe më të shëndetshëm.

Ja çfarë sugjerojnë:

Ndiqni një dietë kryesisht me bazë bimore

Mundohuni të jeni aktiv

Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe qëndroni social

Mos e lini pas dore gjumin tuaj

Bëni atë që mundeni për të menaxhuar stresin

Të ngjashme