Lajme
“Njerëz të pabesë”: Çitaku komenton deklaratën e rëndë të Macronit për lidershipin e Kosovës
Demokracia
15:26 | 17 Tetor 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ndaj lidershipit të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se cilësimi lidershipit kosovarë si të pabesë është shumë i rëndë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar edhe për reagimin e ministres së jashtme, Donika Gërvalla.

“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza. Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme