Lajme
Njëra vepër i parashkruhet, për tjetrën e mbrojnë Grabovci e Beqiri: Dita e Konjufcës në gjykatë
Demokracia
19:39 | 25 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ditën e sotme nuk e nisi në objektin e Kuvendit, por në atë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo për të marrë pjesë në gjykimin ndaj tij ku Konjufca po akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e sotme dhanë dëshminë e tyre dy dëshmitarë: deputetët e atëhershëm të opozitës Adem Grabovci e Ismet Beqiri. Të dy, treguan për situatën e atëhershme si ndodhi e kush e hodhi gazin. Të dy i dolën në mbrojtje Konjufcës.

Grabovci e Beqiri thanë se nuk iu kujtohet ta kenë parë Konjufcën të hidhte gaz lotsjellës. Grabovci deklaroi se do të ishte i gatshëm të dëshmonte kundër Kurtit, duke e vlerësuar si ideator të gjithë asaj situate.

“Ajo që mund të them është se edhe në Kryesi të Kuvendit edhe në seanca ka pasur hedhje të gazit lotsjellës, por po them me përgjegjësi të plotë se nuk mbaj mend që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit z. Kunjufca ka hedhur gaz lotsjellës, por nuk mund të them diçka që nuk e mbaj mend”, ka thënë Beqiri.

Është shumë e qartë se hedhja e gazit lotsjellës ka pamundësu, ka rreziku shëndetin e pjesëmarrësve dhe është shumë normale që s’kanë mujt me u mbajt mbledhjet”, tha Beqiri.

“Po prapë nuk ta them se në cilën mbledhje, se nuk është vetëm një mbledhje, se disa mbledhje janë ndërpre, edhe seanca janë ndërpre, kështu që unë ju kisha lut ma mirë është me ju referu edhe incizimit edhe procesverbaleve”, tha tutje ai.

Sipas Grabovcit në sallën ku është mbajtur mbledhja kushtet kanë qenë të pamundura për shkak të gazit lotsjellës që është hedhur.

“Kemi bo përpjeke me ik të gjithë sa ma parë prej sallës prej gazit, nganjëherë jau kem kthy kuptohet ajo… ka qenë luftë e pashpallur”, tha i njëjti.

Ismet Beqiri në anën tjetër që ishte deputet i LDK-së tha se e ka parë Aida Dërgutin duke hedhur gaz, shkruan Nacionale.

“Ajo që mund të them është se edhe në Kryesi të Kuvendit edhe në seanca ka pasur hedhje të gazit lotsjellës, por po them me përgjegjësi të plotë se nuk mbaj mend që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit z. Kunjufca ka hedhur gaz lotsjellës, por nuk mund të them diçka që nuk e mbaj mend”, ka thënë Beqiri.

Është shumë e qartë se hedhja e gazit lotsjellës ka pamundësu, ka rreziku shëndetin e pjesëmarrësve dhe është shumë normale që s’kanë mujt me u mbajt mbledhjet”, tha Beqiri.

Lajmet e mira nuk paten të ndalur për kryekuvendarin ditën e sotme. Gjyqtarja e rastit deklaroi se njëra nga veprat i është parashkruar Konjufcës.

“Pasi që për këtë vepër penale është paraparë dënim me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet dhe ndjekja penale për këtë vepër ka filluar me 10 gusht të vitit 2016 dhe që nga kjo kohë ka kaluar dyfishi i ndjekjes penale, andaj gjykata do të merr aktgjykim në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor për këtë vepër penale”, tha gjykatësja Çanta.

Të ngjashme