Lajme
Një taksist kapet me lëndë narkotike në Prishtinë
Demokracia
09:16 | 28 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 01:30 pas mesnate, në Prishtinë është gjetur një sasi e lëndës narkotike në një taksi.

PK njofton se pas intervistimit të shoferit, në cilësinë e dëshmitarit me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell Demokracia.com.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 27.02.2021-01:30. Njësiti patrullues ka ndaluar ne veture Taxi të cilën e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollës në ulësen e pasme ka gjet dhe konfiskuar një qese të vogël me substancë narkotike. Pas intervistimit të shoferit në cilësinë e dëshmitarit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia

Të ngjashme