Lajme
Një shqiptar nga Kosova, një nga Shqipëria dhe një ukrainas kapen duke kontrabanduar emigrantë në Kroaci
Demokracia
18:16 | 12 Prill 2023

Share:

Policia kroate ka ngritur kallëzim penal për një shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe të Ukrainës për transport të paligjshëm të emigrantëve nga Kosova, Iraku dhe Turqia në autostradën Rijekë-Zagreb në Kroaci.

Siç raporton mediumi kroat ‘Index’, më 7 prill një kosovar është ndalur teksa po lëvizte me furgon të markës ‘Citroen’ me targa italiane, përcjell Demokracia.com.

Sipas policisë atje, në furgon ndodheshin nëntë shtetas irakianë.

Hetimi penal thotë se ata hynë ilegalisht në Kroaci dhe kosovari është dashur t’i transportojë për para në vendet perëndimore të BE-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme