Lajme
Një rrugë në Nju Jork do të marrë emrin “Skënderbeu”
Demokracia
15:03 | 07 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një rrugë në Nju Jork do të marrë emrin “Skënderbeu”.

Kështu ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet të cilit ka njoftuar se  është takuar me kryebashkiakun të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams, përcjell Demokracia.com.

“Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm. Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!”, ka shkruar Veliaj.

Postimi i plotë:

I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams! ??❤️??

Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.

Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë! ?? /Demokracia.com/

Të ngjashme