Lajme
Një person qëllon qytetarët me hark dhe shigjetë në Norvegji, raportohet për viktima
Demokracia
22:11 | 13 Tetor 2021

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Norvegji, ku një burrë ka dalë në rrugë me një hark dhe shigjetë duke sulmuar qytetarët.

Sipas BBC, akoma nuk ka një bilanc të saktë të numrit të viktimave dhe të të plagosurve, por sipas autoriteteve, autori është arrestuar pak pas sulmit të rëndë, raporton A2.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, ndërsa shkaqet e sulmit janë akoma të paqarta.

Të ngjashme