Lajme
Një person i vë flakën kishës katolike në Prizren
Demokracia
10:50 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person ka ndezur zjarr në një Kishë katolike në Prizren.

I dyshuari është vet-paraqitur në stacion policor dhe i njëjti është dërguar në ekzaminim mjekësor psikiatrik, njofton policia.

Pasi që zjarri nuk ishte në përmasa të mëdha nuk ka pasur nevojë për ekipet e zjarrfikësve dhe ishte shuar nga prifti i kishës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024