Lajme
Një person i lënduar lehtë dhe tre të tjerë me asfiksim nga zjarri në Tetovë
Demokracia
13:02 | 30 Maj 2022

Share:

Një person është lënduar, ndërsa tre të tjerë me asfiksim nga zjarri i sotëm që shpërtheu në një fabrikë në Tetovë.

Mjeku Gazmend Ibishi përgjegjës nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, deklaroi se të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Një punëtor është lënduar duke larguar materialet nga fabrika ku ka shpërthyer zjarri”, tha mjeku përgjegjës, raporton Telegrafi.

Ndryshe, në vendin ku ka shpërthyer zjarri ka arritur një helikopter i MPB-së, ndërsa janë angazhuar edhe ushtria dhe zjarrfikës të komunave tjera.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Nis intervenimi nga qielli për shuarjen e zjarrit në Tetovë

Të ngjashme