Lajme
VIDEO| Nis intervenimi nga qielli për shuarjen e zjarrit në Tetovë
Demokracia
12:39 | 30 Maj 2022

Share:

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, në lidhje me zjarrin në Tetovë, ka njoftuar se shuarja e tij do të fillojë nga toka me mjete specifike, dhe jo me ujë nga ajri.

Ai tha se ekziston rreziku që uji nga ajri të shkaktojë përhapjen e zjarrit.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga kompanitë private por edhe nga Ushtria e Maqedonisë, pasi ka rrezik të përhapet zjarri në objekte me lëndë të rrezikshme djegëse. Kërkoj nga qytetarët dhe ju gazetarët që të largoheni nga kjo pjesë, për shkak të sigurisë suaj”, theksoi mes tjerash Angellov.

Ndërkohë helikopteri i MPB-së ka arritur në vendin ku ka shpërthyer zjarri, ndërsa Angellov tha se nuk ka pasur vonesa në reagimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza. /Telegrafi

 

Të ngjashme