Lajme
Një person i dyshimtë që pretendon se është kryeministër i Ukrainës telefonon sekretarin britanik të Mbrojtjes
Demokracia
18:24 | 17 Mars 2022

Share:

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace thotë se një “mashtrues” që pretendon të jetë kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me të.

“Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, ka shkruar Wallace në “Twitter”, pa dhënë detaje të mëtejshme, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Në një postim vijues në “Twitter”, ai e përshkroi incidentin si “të dëshpëruar”.

Të ngjashme