Kuriozitete
Një nga librat më të vjetër në botë del në ankand
Demokracia
16:55 | 04 Prill 2024

Share:

Një nga librat më të hershëm në botë pritet të dalë në ankand këtë vit. Libri mendohet se do të arrijë vlerën minimale të 2.6 milionë dollarëve.
Kodiku Crosby-Schøyen, i cili u shkrua në papirus në Egjipt, është libri më i hershëm liturgjik i krishterë, sipas shtëpisë ndërkombëtare të ankandeve Christie’s , e cila do të mbajë shitjen në Londër më 11 qershor.

Thuhet se një skrib i vetëm ka shkruar kodin, i cili përbëhet nga104 faqe, gjatë një periudhe prej 40 vjetësh në një manastir në Egjiptin e sipërm.
Mendohet se libri daton diku midis mesit të shekujve III dhe IV. Kodiku përmban letrën e parë të Pjetrit dhe Librin e Jonait.

Kodiku është pjesë e Papiruseve Bodmer, të cilat u zbuluan në vitet 1950 dhe përfshijnë tekste biblike, shkrime të krishtera dhe tekste letrare pagane.

Të ngjashme