Lajme
“Një nacionalist radikal”: Petrit Selimi tregon manovrat e Vuçiqit kundër medieve në Serbi 25 vite më parë
Demokracia
09:55 | 21 Tetor 2023

Share:

Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka shkruar një status në X, ku ka treguar një episodë aspak të mirë të së kaluarës së Aleksandar Vuçiqit.

Selimi ka sqaruar se si 25 vite më parë, në Serbi ishte miratuar një ligj që i lejonte qeverisë serbe të mbyllte mediet e pavarura.

Tutje, Selimi ka shkruar se ky ligj ishte zbatuar nga Vuçiqi, që atëbotë ishte ministër i Informacionit.

“Pikërisht 25 vjet më parë, Serbia miratoi një ligj që i mundësoi qeverisë mbylljen e mediave të pavarura. Ligji u prezantua dhe u zbatua nga një ministër radikal nacionalist tepër i etur i informacionit Aleksandar Vuçiç. Ai sot është president i Serbisë.” – shkroi ai.

https://twitter.com/Petrit/status/1715393717274575067?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1715393717274575067%7Ctwgr%5E451f190e4ebd36ef45478a06c812d8c430af02dd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnacionale.com%2Ftimeline%3Fid%3D902475

Të ngjashme