Auto&Tech
Një meme NFT shitet për 411 mijë dollarë
Demokracia
14:59 | 07 Prill 2021

Share:

Gruaja që qëndron pas memes ‘e dashura tepër e lidhur’ ka shitur një NFT të imazhit për 411 mijë dollarë.

Laina Morris u bë një meme virale në qershor të vitit 2012 pasi një pamje e marrë nga një video e një fansi të Justin Bieber, shfaqte atë duke parë kamerën, bëri xhiron e internetit në të gjithë botën.

Ajo meme përdoret edhe sot rreth temës ‘e dashura tepër e lidhur, transmeton Demokracia.com.

Pothuajse një dekadë më vonë, kjo meme i ka dhënë Morris një pasuri të vogël pasi ajo e hodhi atë në ankand javën e kaluar.

Më 2 prill, Morris njoftoi se ajo kishte hedhur në shitje një token (NFT) të meme-s në ‘Foundation’, një aplikacion që lejon njerëzit të blejnë dhe shesin art.

Morris nuk kishte pritur fare që kjo meme t’i sillte asaj kaq shumë oferta dhe falenderoi të gjithë ofertuesit në rrjetin social Twitter.

Më 4 prill, meme-ja u shit tek kompania multimediale 3F Music për 200 Ether, një kriptomonedhë, që në dollarë i bie të jenë 411 mijë.

Nuk është hera e parë që një NFT e një meme virale shitet për mijëra dollarë. Muajin e kaluar, 3f Music bleu gjithashtu një NFT të ‘Bad Luck Brian’ për 36 mijë dollarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme