Kuriozitete
Një llogaritës i Inteligjencës Artificiale mund të parashikojë kur do vdesim. A je gati ta provosh?
Demokracia
21:48 | 10 Janar 2024

Share:

Jetët tona, ashtu si historitë, ndjekin një narrativë. Secila jetë shpaloset në mënyrë unike përmes kapitujve me tituj të njohur si: shkolla, karriera, shtëpia, lëndimet, sëmundjet. Çdo histori, ose jetë, ka një fillim, një mes dhe një fund të paparashikueshëm.

Tani, sipas shkencëtarëve, çdo histori jete është kronika e një vdekjeje të parathënë. Duke përdorur të dhënat e regjistrit të Danimarkës, të cilat përmbajnë një mori informacionesh të përditshme mbi arsimin, pagën, punën, orarin e punës, strehimin dhe vizitat tek mjeku, akademikët kanë zhvilluar një algoritëm që mund të parashikojë rrjedhën e jetës së një personi, duke përfshirë vdekjen e parakohshme. Si bëhet? Pothuajse në të njëjtën mënyrë që modelet e mëdha të gjuhës (LLM) si ChatGPT mund të parashikojnë fjali.

Fakti që ekzistenca jonë komplekse mund të analizohet si copëza teksti, është edhe emocionuese, edhe shqetësuese. Ndërsa ne e dimë se të ardhurat bujare lidhen me jetëgjatësinë, të dhënat e tjera mund të zbulojnë faktorët social që ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë. Kjo mund të informojë politikëbërësit që kërkojnë të përmirësojnë shanset tona për të jetuar një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Nga ana tjetër DeathGPT (që parashikon vdekjen) nuk duket aq e besueshme për disa arsye.

Ngjarje dhe situata të ndryshme të jetës si ndjekja e një klase, rritja e pagës, humbja e një prindi përjetohen në formë shumë personale tek secili. Kështu që do të ishte e vështirë për të fuqizuar një grup të dhënash e për t`i bërë të parashikueshme.

Si gjuha (tek ChatGPT) ashtu edhe jeta janë sekuenca. Studiuesit nga Universiteti i Kopenhagës dhe Universiteti Verilindor në Boston, shfrytëzuan këtë ngjashmëri. Së pari, ata përpiluan një ‘fjalë’ të ngjarjeve të jetës, duke krijuar një lloj gjuhe sintetike dhe e përdorën atë për të ndërtuar ‘fjali’. Një fjali shembull mund të jetë: ‘Gjatë vitit të tretë në shkollën e mesme me konvikt, Hermiona ndoqi pesë lëndë me zgjedhje.’

Një fjali e tillë për shembull gjeti përputhje në 6 milionë banorë të Danimarkës nga të dhënat e viteve 2008 deri në 2015-ën.

Studiuesit pretendojnë se parashikimet e sakta individuale janë me të vërtetë të mundshme dhe se algoritmi ofron një probabilitet të vdekjes për një periudhë të caktuar dhe jo një datë të saktë.

Studiuesit nuk duan që puna e tyre të përdoret nga kompanitë e sigurimit të jetës dhe po e mbajnë të fshehtë algoritmin dhe të dhënat për momentin.

Nëse e gjithë kjo do të realizohet, do ishte gati të fusje të dhënat e tua dhe të zbuloje kur do vdisje?

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024