Auto&Tech
Një leak i ri rreth Samsung Galaxy S22 tregon për shërbimin e ri “Super Resolution” të kameras
Demokracia
14:25 | 02 Shkurt 2022

Share:

Samsung pritet që të organizojë eventin e shumëpritur Unpacked gjatë këtji muaji, ku do të prezantohet seria e re Galaxy S22. Sipas disa raportimesh, një pjesë e mirë e këtij prezantimi do të shfrytëzohet për të përshkruar përmirësimet e bëra në sistemin e kamerave të pasme, si nga ana e software-it dhe nga ana e hardware-it.

Gjithashtu Samsung është gati të prezantojë dhe një shërbim të ri të quajtur “Super Resolution Mode”. Ky shërbim do të bëjë të mundur ofrimin e një “qartësie të paimagjinueshme” pasi do të përdorë 2 sensorë njëkohësisht, ato 50MP dhe 108MP që pritet të ofrohen në smartphone-in më high-end të serisë, Galaxy S22 Ultra.

Sensori 12MP që me shumë mundësi do të jetë ultra-wide do të gjendet në të gjitha pajisjet e kësaj serie dhe do të grumbullojë informacionet të sakta që lidhen me ndriçimin e imazhit. Këto detaje më pas do të kalojnë në algoritmin “Adaptive Pixel” të Samsung përmes një NPU të avancuar, duke sjellë fotografi që duken njësoj siç ju i shikoni.

Nga ana tjetër, leaker-i i njohur Ice Universe tregon se ka gjetur më tepër prova se Samsung do të përdorë në modelin Ultra një kamera 108MP f/1.8. Falë rezolucionit të rritur, tashmë madhësia e fotografive tuaja mund të shkojnë deri në 32MB.

Të ngjashme