Lajme
Një i vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
15:05 | 22 Shkurt 2022

Share:

Një person e ka humbur jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Demokracia.com.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 158 raste të reja virusin COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, janë shëruar 644 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218 mijë e 909.

Kurse raste aktive në Kosovë janë gjithsejtë 3 mijë e 396 raste.

Të ngjashme