Lajme
Një grua raporton se u dhunua seksualisht për tre vite radhazi, nuk ka të arrestuar
Demokracia
09:04 | 14 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës raporton se një femër kosovare është dhunuar dhe mbajtur me forcë nga një person që nga viti 2018 deri në vitin 2021. 

Viktima raporton se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia ende nuk ka arrestuar të dyshuarin dhe rasti po zhvillohet në hetime.

“Prishtinë 2018-2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale. Nuk raportohet për të arrestuar rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë./Demokracia.com

Të ngjashme