Lajme
Një grua gjendet pa shenja jete në Hajvali
Demokracia
09:02 | 07 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë të shtunën për një vdekje të dyshimtë të një gruaje në Hajvali të Prishtinës.

Në raportin 24 orësh thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes.

HETIM I VDEKJES/Hajvali, Prishtinë (NN) 06.05.2023-14:03. Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti ka ndodhë në banesën e viktimës. /Demokracia.com/

Të ngjashme