Lajme
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prizren
Demokracia
08:30 | 26 Janar 2021

Share:

Një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Prizren. Vdekja e së cilës po konsiderohet e dyshimtë nga Policia e Kosovës. 

Viktima është gjetur e vdekur në banesën e saj gjatë mesditës së të hënës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia

Të ngjashme