Lajme
Një gazetë shpall Giorgia Melonin ‘burri i vitit’
Demokracia
17:48 | 31 Dhjetor 2023

Share:

Një e përditshme italiane e krahut të djathtë provokoi një protestë të premten, pasi e shpalli kryeministren e parë grua të Italisë, si ‘burrin e vitit’.

Libero e nxori Giorgia Melonin në kopertinë me titullin “Uomo dell`anno”.

Një gazetë shpall Giorgia Meloni-n 'burri i vitit'

Ky shkrim nuk u prit mirë si nga kundërshtarët politikë, ashtu edhe nga aktivistët e të drejtave të grave, të cilët e kanë akuzuar kryeministren Meloni se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur gratë nga dhuna për regresin e rolit të tyre në shoqëri.

“Ne kemi zgjedhur dikë që ka treguar se di të luftojë. Giorgia Meloni për Libero është ‘burri i vitit’, sepse mbi gjithçka ka zhdukur luftën e gjinive duke e fituar atë, duke menduar ndryshe, duke qenë divergjente, duke kapërcyer arrogancën e burrave dhe disfatën e grave. Ajo jo vetëm që ka thyer tavanin prej qelqi, por e ka tretur atë”, tha gazetari.

Vetë Meloni deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për artikullin e Libero.

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024