Lajme
Një gazetar i BBC rrahet nga ushtria në Shri Lanka, i rrëmbejnë telefonin dhe i fshijnë videot
Demokracia
10:14 | 22 Korrik 2022

Share:

Forcat e sigurisë në Sri Lanka kanë bastisur kampin kryesor të protestës antiqeveritare në kryeqytet, në mëngjesin e hershëm të kësaj të premte, duke arrestuar protestuesit dhe duke çmontuar tendat e ngritura jashtë zyrave presidenciale në Colombo.

Qindra trupa dhe komando policie u vendosën para protestuesve, disa orë përpara se ata të largoheshin nga zona.

BBC raporton se një gazetar i tyre është rrahur nga ushtria dhe se një ushtar i rrëmbeu telefonin dhe i fshiu videot, raporton Gazeta Express.

Nëntë persona, mes të cilëve dy të plagosur, janë arrestuar nga policia.

Këto tensione vijnë pasi Ranil Wickremesinghe u betua si president të enjten, pasi ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar.

Wickremesinghe – ish-kryeministri – shihet si thellësisht jopopullor me publikun dhe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.

Të ngjashme