Lajme
Një burrë ik nga stacioni Policor në Suharekë, suspendohet një zyrtar policor
Demokracia
14:30 | 22 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është suspenduar, pasi që një person i arrestuar ka ikur nga stacioni policor në Suharekë.

Nëpërmjet një njoftimin për medie nga Policia kanë njoftuar se kur  i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai  në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.

Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektorati policor është njoftuar.

“Me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e  kanë ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës. Pas konsultimin me gjyqtarin kompetent , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Ndodh edhe kjo në Kosovë, Policisë i ikë i dënuari nga stacioni

Njoftimi i plotë:

Një person ik nga stacioni Policor në Suharekë

Prizren,  22 Tetor 2022

Me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e  kanë ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.

Pas konsultimin me gjyqtarin kompetent , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin.

Kur  i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai  në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë.

Policia janë vënë në kërkim të tij.

Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë.

Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektorati policor është njoftuar.

Të ngjashme