Lajme
Ndodh edhe kjo në Kosovë, Policisë i ikë i dënuari nga stacioni
Demokracia
09:01 | 22 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka arritur që të ikë nga Stacioni i Policisë në Suharekë pasi të njëjtit i është shqiptuar masa e dënimit me burg.

Në raportin 24-orësh thuhet se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit.

ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA/Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme