ShowBiz
Një album – bashkëpunim mes Lady Gaga dhe Rina Sawayama?
Demokracia
16:47 | 07 Prill 2021

Share:

BloodPop, një nga producentët kryesorë në albumin e gjashtë në studio të Lady Gaga, Chromatica, ka nxitur theshetheme për një bashkëpunim të mundshëm mes Rina Saëayama dhe Lady Gaga.

“Në teori – cilët artistë do të dëshironit të shihnit në një album remix të Chromatica”, shkruan BloodPop në Twitter, “dhe në cilën këngë?”

BloodPop në këtë postim përmend Rina Saëayama me emër, me këngëtaren që më pas ndau një pamje të postimit në Twitterin e saj, transmeton Demokracia.com

Sidoqoftë, ky nuk është sugjerimi i vetëm për bashkëpunëtorët e ardhshëm të Gaga-s.

Duke iu përgjigjur një thirrjeje që Charli XCX të paraqitet në këngën “911”, e cila u shfaq premierë së bashku me një film të shkurtër në shtator të vitit të kaluar, BloodPop shton: “Duke punuar në të!”

Një sugjerim tjetër përfshin lansimin e muzikës së pa publikuar nga bashkëpunimi i Gaga-s me producenten e ndjerë dhe pionieren e muzikës pop SOPHIE.

“Ndjehem sikur do të ishte një nder i madh të shihja punën e saj”, thuhet në komentin e fanses.

“Pajtohem”, përgjigjet BloodPop. “Por kjo varet nga familja e saj dhe është e domosdoshme të respektohet privatësia e tyre në këtë kohë”./Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024