Lajme
Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në Ferizaj
Demokracia
22:41 | 20 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Një person i moshës 43-vjeçar (B.S) është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Zenel Hajdini”, rrugica “Drenica”, në Ferizaj.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se viktima është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij, ndërsa mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij.

“Sot, rreth orës 14:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Zenel Hajdini”,rrugica “Drenica” në Ferizaj është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij njē person pa shenja jete me inicialet B.S ( M/K) i moshës 43 vjeçar.Vdekja është konfirmuar nga mjekët kundestarë. Policët hetues dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin. Janë intervistuar edhe familjarët e viktimës. Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pa jetë është derguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekje”, tha Veseli./Demokracia.com/

Të ngjashme