Lajme
Nitaj dhe drejtoresha e MCC-së flasin për grupin punues për sektorin e gazit në Kosovës
Demokracia
13:53 | 26 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim drejtoreshën e Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead.

Gjatë takimit u diskutua rreth punëve të para të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës.

Nitaj e falënderoi drejtoreshën e MCC-së për mbështetjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i jep Kosovës në realizimin e projekteve zhvillimore përmes programit të MCC-së.

Sarah Olmstead premtoi mbështetjen e SHBA-së në realizimin e projekteve energjetike, duke u mbështetur në strategjinë e energjisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ky ishte takimi i parë pas themelimit të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme