Lajme
Nis takimi i Osmanit me Lajçakun e Escobarin
Demokracia
14:44 | 24 Gusht 2022

Share:

Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë arritur në presidencë, aty ku do të takohen me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i tyre ka nisur rreth orës 14:00.

Pas Osmanit, në orën 15:00, Escobar e Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti, ndërkaq në orën 16:00 do ta takojnë opozitën.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka folur për takimin në Bruksel, nga ku ka akuzuar palën serbe se u tregua destruktive.

Kurti tha se takimi trilateral ishte paraparë të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për marrëveshjen finale dhe çështjet aktuale.

Ndërkaq, në pjesën e dytë tha se u diskutua për personat e zhdukur me dhunë dhe lirinë e lëvizjes, shkruan Reporteri.net.

Kurti tha se në këto tema nuk ka pasur propozime konkrete të palës serbe, por madje tha se ka pasur kushtëzime për zbatim asimetrik të marrëveshjeve ekzistuese dhe lëshim të sallës.

Kurti i ka quajtur të pavërteta deklaratat se pala serbe është treguar konstruktive në takimin e 18 gushtit.

“Nuk kemi pasë propozime konkrete të palës serbe, kemi pasë kushtëzime për zbatim asimetrik të marrëveshjeve ekzistuese.

Deklarata se ka pasë propozime nga njëra palë dhe gatishmëri për kompromis janë të pavërteta. Ne kemi qenë të hapur për diskutime në këtë drejtim, mirëpo pala serbe ka dalur nga ndërtesa. Për ne do të ishte më e mira eliminimi i plotë i dokumenteve të hyrje-daljeve, të mos i ketë as Serbia, as Kosova. Madje kemi hedhur edhe idenë që të njihen të gjitha dokumentet, pse të mos njihen.

Nuk kemi pasë angazhim konstruktive e as propozime konkrete nga pala serbe”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme