Sport
Nis shitja e biletave në “tregun e zi” për ndeshjen Kosovë – Greqi, këto janë çmimet
Demokracia
15:49 | 05 Qershor 2022

Share:

Pas fitores ndaj Qipros, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës.

Në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, “Dardanët” synojnë sonte fitoren e radhës në Ligën e Kombeve, shkruan Demokracia.com.

Në kuadër të grupit 2, Liga C, Kosova do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores 0:2 ndaj Qipros në Larnaca të enjten.

Kurse, së fundmi, Greqia fitoi 0:1 ndaj Irlandës së Veriut si mysafire.

May be an image of text that says 'UEFA Nations League 2022/23 P o292 Vendi diel 22-06-0211.41.PC A00 SHENIM: Bileta eshte vlefshme vetem me karte pasaporte shte nominative tjeter, Kontaktoni personit herb shume prisni ipa Biletat paprintuara format PD celularej pamundura lexohen Bileta duhet mbahet pergjate ne RATAEFUTBOLLIT FOOTBALL FEDERATION KEDS EMERALD Shes bileta futbolli Kosove-Grei 30 EUR Publikuar: Qer 04 09:33 Haxhi Syla, Lebanë, Municipality of Pristina, 10520, Kosovo'

Si zakonisht, edhe për ndeshjen e sotme kanë dalur biletat në tregun e zi.

Për pjesën e lindjes, biletat po shiten nga 70 euro, kurse ato në jug deri në 30 euro.

May be an image of text

Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme