Lajme
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, do të shqyrtohet edhe interpelanca e Kurtit
Demokracia
11:35 | 05 Qershor 2023

Share:

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash, ku ndër tjera është edhe interperlana ndaj kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me çështjen e ambasadorit Maritin Berishaj.

Kryesia, po ashtu do të shqyrtojë disa pika të papërfunduara të mbetura nga seancat e kaluara.

Krahas kësaj, gjatë mbledhjes u bë e ditur se sot do të jetë dita e fundit e punës së sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, pasi i njëjti pritet të dalë në pension.

Të ngjashme